Farfan vazhdon në Schalke

Sulmuesi Jefferson Farfan ka përfunduar spekulimet rreth të ardhmes së tij duke vazhduar kontratën e tij me Schalke 04 deri më 2016.
Ish anëtari i PSV Eindhovenit ishte në vitin e fundit të kontratës me klubin nga Bundesliga, dhe filloi të zgjojë interesim nga skuadra të ndryshme evropiane përfshirë Juventusin.
Ardhja e Chinedu Obasit nga Hoffenheim dukej se shtoi dyshimet rreth largimit të Farfanit nga Veltines Arena por klubi ka konfirmuar se 27 vjeçari ka vazhduar kontratën e tij edhe për dy vite tjera.