E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali shet edhe Songun

Pas shitjes së kapitenit Robin van Persie në Manchester United, Arsenali është shumë pranë shitjes së mesfushorit Alex Song te Barcelona për 15 milionë funte, ka njoftuar Goal.com.

Gjiganti spanjoll ka dhënë indikacione se do të përmbush kërkesën e Arsenalit për mesfushorin të cilin e kërkon për të mbushur hapësirën e krijuar nga largimi i Seydou Keitas.

Në rast se zyrtarizon transferimin në Nou Camp, Song do të përcjell shembujt e Thierry Henrys më 2007, Alexander Hlebit më 2008 dhe Cesc Fabregasit më 2011, të cilët braktisën Arsenalin duke iu bashkuar Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›