Reali siguron Modriçin

Real Madrid ka fituar në interesimin e vazhdueshëm për mesfushorin Luka Modriç dhe pritet të zyrtarizojë transferimin e yllit kroat në ditët në vijim.
Sipas medieve angleze dhe atyre spanjolle, Reali ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për blerjen e Modriçit por për më pak se 40 milionë funte sa ishte kërkesa fillestare e klubit londinez.
Prej përfundimit të sezonit të kaluar, drejtuesit e gjigantit madrilen me në krye trajnerin Jose Mourinho kanë konfirmuar interesimin për reprezentuesin kroat të cilin e ndajnë vetëm disa ditë nga prezantimi në Santiago Bernabeu.