Raporti fajëson regjimin

Ushtria dhe milicia e regjimit sirian janë përgjegjëse për masakrën e majit në Houla, si pasojë e të cilit u vranë 108 njerëz, thuhet në raportin e hetuesve të OKB’së që u publikua të mërkurën.
Vrasjet, torturimet dhe dhunimet seksuale e popullatës, gjatë periudhës shkurt-korrik të vitit 2012, janë pjesë të veprimeve çnjerëzore të njerëzve të Al-Assad që zënë vend në raportin 104 faqesh.
Në veçanti, raporti i cilëson përgjegjësve forcat ushtarake dhe milicitë e regjimit në Damask për masakrën e 25 majit në fshatin Houla, ku në mesin e 108 të vrarëve ishin edhe 49 fëmijë.
Ndryshe, masakra në Houla ishte më e madhja që nga fillimi i kryengritjes në Siri.