E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selektorët debutues, pa fitore

Disa prej trajnerëve më të mirënjohur në futbollin evropian nuk i kanë filluar mbarë aventurat e tyre të reja. Kjo pasi asnjëri prej tyre nuk ka arritur të fitojë në ndeshjet miqësore ndërkombëtare të zhvilluara të mërkurën.

Trajneri i famshëm holandez, Lous Van Gaal ka debutuar me humbje në rikthimin e tij në postin e selektorit të Holandës. Tulipanët pësuan humbje në miqësore nga Belgjika me rezultat të thellë 4 me 2. Belgjika kishte epërsinë nga pjesa e parë të cilën e përmbysi Holanda në të dytën, por që përsëri belgët shënuan tri herë për rezultatin përfundimtar, Belgjikë-Holandë, 4-2.

Edhe selektori i ri kroat Igor Stimac debutoi me humbje, Kroacia ka pësuar nga Zvicra me rezultat 4 me 2. Gol për Zvicrën shënoi edhe kosovari Granit Xhaka. Selektori i ri francez Didier Deschamps ka debutuar me barazim 0-0 në ndeshjen me Uruguajin.

Detyra e re nuk nisi mirë as për Fabio Capellon. Trajneri i mirënjohur italian, selektor i ri i Rusisë barazoi 1-1 në ndeshjen e tij të parë në detyrë kundër Bregut të Fildishtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›