E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshavin: Nëse nuk luaj, largohem

Mesfushori i Arsenalit, Andrej Arshavin, ka thënë se ai do ta shqyrtojë largimin e tij nga klubi nëse vazhdon të jetë i ‘ngjitur’ për pankinë. “Tani për tani nuk po mendoj për ta ndërruar klubin. Por, nëse do të jem në pankinë për një kohë të gjatë, atëherë kjo çështje do të bëhet e paevitueshme. Unë ende dua të luaj 90 minuta, por jam i ngjitur pas pankinës. Unë nuk do të doja të luaja për një klub rus tjetër përveç Zenitit dhe nuk ka pasur kurrfarë kontaktesh me Anzhin”, ka thënë rusi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›