E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani nuk është i joshur nga Drogba

Didier Drogba nuk do të bëhet lojtar i Milanit në janar, pasi kampioni i Italisë ka plane tjera për afatin kalimtar veror, ka thënë një zyrtar i lartë kuqezi për Goal.com. Sulmuesi i Çelsit është pjesë e spekulimeve të mediave angleze dhe italiane për shkak se kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe klubi londinez nuk e ka ndërmend t’a rinovojë. Megjithatë, përkundër zërave se Milani po tregon interesim për lojtarin e Bregut të Fildishtë, kështu nuk mendojnë vetë zyrtarët e klubit italian, të cilët janë shprehur për Goal se Maksi Lopez dhe Fabio Kuajliarela janë dy objektivët për kuqezinjtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›