E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshavin huazohet në Zenit

Mesfushori ofanziv i Arsenalit, Andrey Arshavin e ka kompletuar huazimin tek ish klubi i tij, Zenit St Petersburg deri në korrik.

20 vjeçari nuk është dëshmuar sa duhet në paraqitjet që pati këtë sezon me ekipin anglez, kështu u kthye në Zenit në ditën e fundit të afatit kalimtar rus.

“Kam lëvizur drejt Zenitit. Do të qëndroj atje huazim dhe do ta vesh fanellën me numër 29”, deklaroi sulmuesi rus në uebfaqen e tij zyrtare.

Me Gervinhon që është kthyer nga Kupa e Afrikës, shanset e Arshavinit për të luajtur rregullisht në formacionin bazë ishin shuar, kështu që ai preferoi të shkojë në atdhe, për të luajtur vazhdimisht dhe për ta fituar një vend në Kombëtaren ruse, për Euro 2012.

Arsenali ka njoftuar se arsyeja e shkuarjes së Arshavinit në Zenit ishte se ai dëshironte të luajë në vazhdimësi. Futbollisti i ishte bashkuar Arsenalit në shkurt të vitit 2009 nga Zeniti për 15 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›