E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Tevezit, i rëndësishëm

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero e konsideron të rëndësishëm rikthimin në ekip të shokut të tij të skuadrës dhe bashkëkombësit Carlitos Tevez.

“Tevez është një lojtar i madh, prandaj rikthimi i tij është i rëndësishëm për ne. Jam i sigurt se do ta japë kontributin e tij dhe të jetë vendimtar në këtë sezon. Gjithmonë kemi nevojë për yje si ai, për të fituar trofe të çmueshëm”, deklaroi sulmuesi argjentinas për tabloidin britanik The Sun.

Tevez i mungon Cityt qe 5 muaj, pas mosmarrëveshjeve që pati me menaxherin Roberto Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›