Berisha nuk di të ndalet

Berisha ka realizoi golin e dytë dhe të tretë për kampionin aktual të Australisë. Atij iu deshtë vetëm tre minuta për ta tundur dy herë rrjetën e kundërshtarit, fillimisht në minutën e 59 dhe 62-të.
Me dy golat e shënuar të shtunën ish sulmuesi i Hamburgut i prinë bindshëm listës së golashënuesve më të mirë në "A-League" me 17 gola të realizuara.
Pa dyshim se Berisha po kalon formën më të mirë të karrierës, derisa është edhe sulmuesi më i mirë shqiptar për momentin.
Pas paraqitjeve të mira, skuadra e Brisbane Roarit ditë më parë i ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet Berishës, i cili tashmë është shndërruar në lojtar kryesor te kampioni aktual i Australisë.
Pas kësaj fitoreje, skuadra e sulmuesit prishtinas i ka tubuar 41 pikë, ndërsa mban vendin e dytë në "A-League", tri më pak sesa lideri i tabelës, Central Coast Mariners FC, që ka një takim më pak të zhvilluar.