Gjermania, favorite në Euro 2012

Ruud Gullit beson se Kombëtarja e Gjermanisë është favorite e qartë për ta fituar Kampionatin Evropian ‘Euro 2012’.
Legjenda holandeze beson se ekipi i Joachim Low, së bashku me kampionin aktual – Spanja, janë lart ekipeve tjera. Ai nuk mendon se Anglia e Italia kanë ndonjë gjasë.
“Gjermanët janë favoritë të pastër, së bashku me Spanjën. Do të jetë e vështirë për Holandën”, tha ish futbollisti i Ajaxit, Milanit e Chelseas. – “Në Angli luajnë shumë të huaj, kështu që ky vend has në vështirësi gjithmonë. Ndërsa, futbolli italian është në krizë”, shtoi Gullit.