E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshavin mbetet në Arsenal

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 19:30

Andrei Arshavin është zotuar ti shpëton ‘fshesës’ së Arsene Wengerit dhe të mbetet në Arsenal sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi rus tha për tabloidin anglez The Sun: “Menaxheri dëshiron të vazhdon të punon me mua”. Mesfushori ofensiv Arshavin është kapiten i Rusisë dhe aktualisht është duke stërvitur me ish klubin e tij Zenit St Petersburg para ndeshjes kualifikuese për Euro 2012 kundër Armenisë të shtunën.

Wenger, i cili është nën presion pasi Arsenali nuk ka fituar asnjë titull nga viti 2005 ka paralajmëruar ndryshime në ekip dhe thuhej se Arshavin mund të jetë njëri prej atyre që do të largohen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›