E Shtunë, 31 Tetor 2026

Corluka jep orën bakshish

Nga Express më 31 maj 2011 në ora 07:42

Një kamerier në Londër ka marrë bakshishin më të madh të jetës së tij, kur një futbollist i Kampionatit anglez të futbollit i ka dhuruar orën e tij me vlerë 41 mijë euro.

Sipas tabloidit anglez, The Sun, mbrojtësi i Tottenhamit, Hotspur Vedran Corluka pa se kamerieri nuk po ia hiqte sytë orës së tij të shtrenjtë, Hublot, të stolisur me diamantë dhe në moment e hoqi nga dora dhe ia dha për ta vëzhguar më nga afër.

Por, kamerieri u befasua kur në momentin që po admironte orën e zbukuruar me diamantë, futbollisti kroat i propozoi një shkëmbim orësh.

Kamarieri, i cili mbante një Seiko me një vlerë shumë më të ulët prej rreth 200 eurosh, mendoi se kjo ishte një shaka deri në momentin kur Corluca e vuri në dorë orën Seiko dhe u largua nga restoranti duke i lënë dhuratën e shtrenjtë personit fatlum.

Një i afërm i Corlukas tha: “Vedran e hoqi orën dhe ia dha atij, pasi e vërejti se kamerierit i pëlqeu ajo shumë. I propozoi shkëmbimin, edhe pse kamerieri mendonte se ishte një shaka. Por, Vedran është djalosh i dashur dhe gjithnjë i sjellshëm”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›