Arshavin nuk largohet nga Arsenali

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 14:42
Andrey Arshavin ka përjashtuar mundësinë e transferimit të tij në Real Madrid ose Anzhi Makhachkala duke konfirmuar qëndrimin e tij në Arsenal.
30 vjeçari nuk ka shfaqur formën e tij më të mirë për Arsenalin sezonin e kaluar dhe ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij aktuale me klubin londinez.
Ai tashmë ka filluar bisedimet për marrëveshjen e re por ato ende nuk janë përmbyllur.
Së fundmi kanë filluar të qarkullojnë spekulime rreth largimit të tij nga klubi por Arshavin tha për Evening Standard: “Edhe në sezonin e ardhshëm do të mbroj ngjyrat e Arsenalit”.