Fabregas dhe Nasri afër shitjes

Kapiteni i Arsenalit Cesc Fabregas dhe mesfushori Samir Nasri janë pranë finalizimit të largimit të tyre nga klubi.
Fabregas është në prag të transferimit te kampioni i Evropës Barcelona për një shumë që besohet të jetë rreth 35 milionë funte.
BBC Sport po ashtu ka njoftuar se Nasri pritet ti bashkohet Manchester Cityt pasi klubet janë afër arritjes së një marrëveshjeje për 22-24 milionë funte.
Me paratë e fituara nga shitja e tyre, Arsenali pritet të investon në përforcime.
Gjiganti londinez tashmë spekulohet se është i interesuar për Scott Dann, Phil Jagielka dhe Gary Cahill.
Fabregas 24 vjeq në rast të finalizimit të marrëveshjes për transferim në Nou Camp nuk do të ketë të drejtë të paraqitet për Barcelonën në Ligën e Kampionëve nëse luan në ndeshjen kualifikuese të Arsenalit kundër Udineses të martën.