E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumania dënon përjetë Mutun

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 16:29

Sulmuesi Adrian Mutu është përjashtuar përgjithmonë nga ekipi kombëtar i Rumanisë, pas kalimit të natës duke pirë me një bashkëlojtar para miqësores kundër San Marinos, ka thënë selektori Victor Piturca.

Mbrojtësin e West Bromwichit, Gabriel Tamas, i cili ishte me sulmuesin Cesenës, e përcolli fati i njëjtë, shtoi Piturca pas fitores 1-0 ndaj San Marinos.

“Të dy futbollistët janë përjashtuar përgjithmonë nga ekipi kombëtar. Është mëkat, por rregullat janë strikte dhe ata është dashur ta dinë këtë”, theksoi Piturca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›