Arshavin pensionohet në Arsenal

Andrei Arshavin do të mbetet në Arsenal, pavarësisht joshjes nga Barcelona. Menaxheri i tij, Dennis Lachter, ka bërë të ditur se reprezentuesi rus planifikon të pensionohet në Arsenal.
“Përveç nëse ndodh diçka e papritur, ndryshe ai do të përfundojë karrierën në Arsenal. Qëndrimi i tij varet nga një njeri. Ne duam të dimë nëse Arsene Wenger do të jetë menaxher i Arsenalit edhe sezonin e ardhshëm”, tha Lachter për të përditshmen angleze Daily Telegraph.