Man Utd kërkon Modriçin

Luka Modriç është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës. Sipas tabloidit anglez The Sun, Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë funta për mesfushorin kroat të Tottenhamit.
Modriç është njëri prej futbollistëve kryesorë në ekipin e Harry Redknapp dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Premierligë pas transferimit nga Dinamo Zagreb më 2008.
Sir Alex Ferguson thuhet se dëshiron ta sjellë Modriçin në Old Trafford për sezonin e ardhshëm.