E Shtunë, 31 Tetor 2026

Camoranesi në shitje

Mauro Camoranesi do të largohet nga Juventus gjatë verës, pasi menaxheri i tij ka njoftuar se mesfushori nuk është më pjesë e planeve të ekipit për sezonin e ardhshëm. 33 vjeçari ka qenë në Torino nga viti 2002, kur erdhi nga Verona. Kontrata e tij me klubin skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

“Kemi marrë kërkesë nga drejtuesit e klubit t’i gjejmë Mauros një klub të ri. Ai nuk zë vend më në planet e Juventusit”, tha menaxheri Sergio Fortunato për të përditshmen sportive italiane Tuttosport. Camoranesi kërkohet nga Olympique Marseille.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›