E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi, Musai: Politika favorizuese për mësuesit e matematikës

Mungesen e mesuesve te matematikes ne shkollat e vendit e pranojne dhe perfaqesuesit e arsimit ne qeveri. Bardhyl Musai, keshilltari i Arsimit, prane kryeministrit, ne nje interviste per Alsat perforcon shqetesimin e ngritur nga vete arsimtaret qe pas disa vitesh, shkollat do te perballen me nje mungese te theksuar te mesuesve te degeve si matematika apo fizika.

“Ne kemi një nevojë të madhe në sistem për mësues të matematikës dhe të shkencave të natyrës. Mësuesia në Shqipëri po shndërrohet në profesion të kërkuar dhe shteti do të ketë politika favorizuese, pra duke pasur kuota më të mëdha në këto degë që janë sot deficitare më të mëdha për sistemin” tha Musai.

Nje reforme qe pritet te ndermerret nga qeveria eshte ajo e sistemit te financimit me kupona. Sipas keshilltarit te kryeministrit kjo reforme, do te nxise maturantet me te mire te cilet duke u financuar nga shteti, te shkojne ne deget e mesuesise, per te cilat sipas tij vendi ka nevoje.

„Në qoftë se studenti nuk do të shkojë atje ku mund t’i mundësohet financimi, mund të shkojë në një degë tjetër që preferon, por nuk do t’i mundësohet financimi. Në degë të tjera që sic janë shkencat sociale, humane, etj, shkollimi me shumicë i studentëve në këto degë ka një impakt negativ në rritjen ekonomike që tregon se krijon një treg intelektualësh të papunë. Shteti dhe shoqëria nuk kanë interës të krijojnë shtresa intelektualësh të papunë, por intelektuale të cilët janë të vlefshëm dhe të kontribuojnë në rritje të qëndrueshme ekonomike “ tha Musai.

Por deri sa te zbatohet, reforma e sistemit te financimit me kupona do te duhet te pakten nje vit diskutime, pasi ajo pritet te ndeze debate rreth ceshtjeve te ndryshme me te cilat perballet arsimi i larte ne vend, publik dhe ai privat.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›