E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, zhvillohet debati i fundit para zgjedhjeve. Sondazhet: Kryeson Kamerun

Ka shume aspekte ne kete pune dhe sic mund ta keni pare jo gjithmonë bej gjene e duhur. Përballon menjehere Gordon Brown, gafen e nje dite me pare mbi mikrofonin e hapur ku ka quajtur “fanatike” nje pensioniste duke hapur keshtu dhe debatin e trete dhe te fundit televiziv midis tre rivaleve te fushates elektorale me te paqarte te 20 viteve te fundit ne pritje te rezultateve te zgjedhjeve te 6 majit.

Në debatin e transmetuar nga BBC, mes liderit liberal-demokrat Nik Kleg, konservatorit Devid Kamerun dhe kryeministrit aktual liberal Gordon Braun, ne qender te debatit kane qene pikërisht ekonomina e vendit, situata financiare, emigracioni dhe papunësia.

“Duke pare lajmet nga Greqia ju siguroj qe nuk do te futemi kurre ne zonen euro” eshte shprehur kreu i konservatoreve. Cameron premton per te ulur varesine e sistemit te mirëqenies dhe te kerkoje cilësi te drejte ne kembim te financimit te shërbimeve publike.

Ndersa kreu i liberal demokrateve u përpoq te paraqese veten si ithtare e nje politike ekonomike me te vëmendshme ndaj shtresave te mesme dhe atyre te uleta mes shërbimeve publike dhe taksave te drejta dhe asnjë bonus ndaj drejtoreve te bankave.

Sipas sondazhit te publikuar menjehere pas përfundimit te debatit e publikuar nga YouGov, Devid Kamerun ka kryesuar me 41 përqind të preferencave të anglezëve, i ndjekur në vend të dytë Kleg me 32 përqind dhe vetëm 25 përqind për kryeministrin Gordon Braun.

Adela Zeza < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›