E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjikë, aprovohet ligji kundër veshjes islamike në ambjentet publike

Belgjika aprovon ligjin per ndalimin e veshjes islamike ne ambjente publike.134 vota ne favor te ligjit dy abstenime dhe asnjë vote kunder ne kete menyre testi i kalon senatit. Belgjika është duke u përgatitur mirë për t'u bërë keshtu vendi i parë evropian për të miratuar një masë të ngjashme, duke parashikuar se dhe Franca do të konsiderojë një tekst të ngjashëm ne muajin maj.

Ne tekstin e propozuar nga liberalet me mbështetjen e kristian demokrateve dhe te socialisteve thuhet se “personat te cilet prezantohen ne nje vend publik me fytyre te mbuluar ose te maskuar plotësisht ose pjesërisht do te gjobitem ose do te denohem me 7 dite heqje lirie”.

Per vendet publike ne propozimin e aprovuar nënkuptohet jo vetem ndërtesa publike, por dhe rruge, kopshte dhe ambjente sportive. Ky vendim ben përjashtim vetem per festen e karnavaleve.

Mirepo shume dyshime jane shprehur ne lidhje me dobishmerine e këtij ligji. Por votat e marra ne parlament kane dhe nje vlere te forte simbolike, qe eshte arritja e sigurise publike por dhe respektimi i dinjitetit te grave.

Adela Zeza

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›