Arsimi, Rama kritikon politikat e qeverise

Kryetari i PS-se kritikoi politikat e qeverise per arsimin. Duke folur nga Korca, Edi Rama tha se ne fshatra pjesa derrmuese e femijeve nuk mund ta frekuentojne shkollen per shkak te kushteve ekonomike.
Ai tha se tashme listat e borxhlinjve nuk jane vetem ne dyqanet e ushqimeve, por edhe ne librari.
“Berisha kur doli dhe kerkoi voten ne 2005-en shfaqej ne zyrat e dyqaneve dhe u tregonte njerezve listat e ushqimeve. Keto lista jo vetem jane zgjatur, por ato kane shkuar edhe librari”, eshte shprehur Rama.
“Te mos e marrim voten duke bere premtime te pambajtshme, por duhet ta meritojme ate duke bere premtimet tona reale”, shtoi kreu i PS-se.