Boston, Topi dekoron kishen e Shen Gjergjit

Presidenti i Republikes Bamir Topi dekoroi kishen shqiptare te Shen Gjergjit ne Boston me Urdhrin "Naim Frasheri" i Arte dhe Imzot Fan Nolin pas vdekjes, me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu".
Keto dekorata presidenti i Republikes ia dorezoi At Artur Liolinit, pasardhes i Fan Nolit, gjate mbremjes festive me rastin e 100 vjetorit te themelimit te Kishes Ortodokse shqiptare ne Boston, pikerisht nga Imzot Fan Noli.
Ne kete darke ishin te pranishem edhe zonja e pare dhe delegacioni zyrtar qe shoqeron presidenti gjate vizites ne Shtetet e Bashkuara.
Per presidentin, mbremja perkujtimore u pershendet edhe nga aktori i famshem amerikan me origjine shqiptare, Xhejms Belushi.