E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI, rezultat spaktakolar ne zgjedhje

Nga komuna e Kasharit kryetari i LSI-se Ilir Meta mburri vlerat opozitare te LSI-se dhe akuzoi lidershipin e Partise Socialiste per bashkepunim me kryeministrin.

Sipas zotit Meta, LSI ben opozite me qendrime parimore dhe me kalimin e kohes, edhe anetaret dhe simpatizantet e Partise Socialiste do te ndergjegjesohen sipas tij, qe lidershipi socialist nuk ka zgjedhur te beje opozite, por afera korruptive me kryeministrin.

Ne zgjedhjet e ardhshme, sipas zotit Meta, LSI do te arrije nje rezultat spektakolar.

“Sistemi i ri zgjedhor qe eshte ne thelb proporcional, eshte shume here me i favorshem se i pari qe ishte mazhoritar. Kjo na inkurajon qe ne zgjedhjet e ardhshme ne te arrijme nje rezultat spektakolar qe do ta beje LSI-ne nje force kryesore per qeverisjen e vendit”, eshte shprehur Meta.

Rreth 2 muaj me pare, gjate zgjedhjeve te pjesshme ne Kashar per kryetar komune, LSI doli force e dyte, perpara Partise Socialiste.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›