Tirane, plagoset me arme zjarri punonjesi policise

Policia konfirmon se autori i ngjarjes eshte shtetasi Ardian Bregasi, i cili eshte larguar nga vendi i ngjarjes duke tentuar t’u shpetoje prangave. Por e gjithe zona ku ndodhi ngjarja eshte rrethuar nga strukturat e policise se Tiranes, duke bere te mundur edhe ndalimin e autorit te plagosjes.
Sipas policise, se bashku me Ardian Bregasin eshte ndaluar edhe kunati i tij. Nderkohe pas ndihmes se menjehershme qe iu dha ne spital, polici Artan Metuku, ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Dy dite me pare serish disa punonjes te policise u bene protagoniste te nje ngjarjeje te rende me arme zjarri, me pasoje nje te vdekur. Ish-efektivi i policise Muharrem Lita mbeti i vrare pas nje sherri banal bixhozi. Autori i kesaj ngjarjeje te rende ishte efektivi i RENEA-s, Kastriot Stojani.