Pagat, ngushtohen diferencat
Ekspertet e buxhetit ne ministrine e financave pohojne se, sipas percaktimeve ne projektbuxhetin 2009, rritja e pagave do te nise qe me 1 maj per shkak se, viti i ardhshem eshte vit elektoral dhe se, rritja e pagave nuk mund te aplikohet ne muajin qershor ku pritet te behen edhe zgjedhjet e pergjithshme. Te njejtet eksperte shpjeguan se, kategori te vecanta te buxhetoreve do te perfitojne perqindje te ndryshme pagash. Mirepo kategorizimet do te behen nga departamenti i Administrates Publike pasi qeveria te kete marre vendimin, per te harmonizuar keshtu masen e rritjes se pages me statusin e nepunesit civil. Me keto ritme rritjeje te pagave te buxhetoreve qeveria eshte duke zbatuar nje premtim te saj te reflektuar ne programin 4 vjecar per politiken e rrogave te punonjesve buxhetore. Ne themel te kesaj strategjie eshte rritja e pervitshme e pagave ne administraten publike, ku perparesi do te kene pagat e ulta, duke synuar qe ne fund te 2009 raporti mes pages me te larte dhe me te ulet ne administraten publike te jete 1 me 5.