E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përzgjedhja me kompjuter për çdo rajon gjeografik

Rastësisht kompjuteri do të zgjedhë individë nga të gjitha regjistrimet e kualifikuara. Të gjithë të regjistruarit për vizën e shumëllojshmërisë (DV-2012) duhet të hyjnë në faqen e internetit të E-DV-së te Kontrolli i Statusit të Regjistrimit, për të mësuar nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur në lotari, ose për të mësuar nëse ata nuk janë të përzgjedhur. Të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre me anë të Kontrollit të Statusit të Regjistrimit, i cili do të vihet në dispozicion duke filluar nga 1 maji 2011 në faqen e internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov. Të përzgjedhurit do të drejtohen për te faqja konfirmuese që do t’u japë udhëzime të mëtejshme, duke përfshirë edhe informacion për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të Regjistrimit do të jetë i vetmi mjet me të cilin aplikantët do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2012. Qendra Konsullore në Kentucky (KCC) nuk do të postojë letra njoftimi. Të përzgjedhurit rastësisht nuk do të njoftohen me e-mail. Individët që nuk janë përzgjedhur do të njoftohen në internet përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane nuk do të sigurojnë një listë të të përzgjedhurve. Bashkëshort-ët/et e të përzgjedhurve dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç mund të aplikojnë për vizë për të shoqëruar ose për t’u bashkuar më vonë me aplikantin kryesor. Në KCC, të gjitha regjistrimet e marra nga secili rajon do të numërohen individualisht. Pas përfundimit të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga çdo rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i zgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entry Status Check). KCC-ja do të vazhdojë të procesojë këtë çështje derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një zyrë konsullore të ShBA-së, ose derisa kandidatët e kualifikuar të aplikojnë në zyrën e USCIS brenda në Amerikë për të ndryshuar statusin në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›