E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsimi i Lartë, Tafaj publikon ndryshimet në ligj

TIRANë- Të gjithë studentët që dëshirojnë të vazhdojnë ciklin e studimeve master duhet të jenë të pajisur me një çertifikatë ndërkombëtare të gjuhës angleze. Ky është një nga ndryshimet e bëra në ligjin për arsimin e lartë që, sipas Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, synon të rrisë cilësinë e studentëve që do të ndjekin këtë cikël studimesh.

Duke u ndalur sërish tek cikli master, ministri Tafaj tha se “në universitetet tona nuk do të ketë më mastër të nivelit të dytë, ndërkohë që cikli i dytë i studimeve do të ndahet në master me orientim profesional dhe në master shkencor”.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve, cikli i parë i studimeve universitare do të mbajë termin ndërkombëtar Bachelor. Edhe ky cikël do të ndahet në dy pjesë, Bachelor me orientim profesional dhe Bachelor shkencor.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›