E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Shkupi në NATO, kur të zgjidhë cështjen e emrit

TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen theksoi sot gjatë një vizite në Tiranë se Maqedonia do të marrë ftesën në strukturat ushtarake, vetëm kur të ketë zgjidhur cështjen e emrit me Greqinë.

“Ne vendosëm që bisedimet për aderimin do nisin me Shkupin kur të zgjidhet cështja e emrit”, tha Rasmussen duke theksuar se “NATO është organizata më e fuqishme ushtarake që Bota ka parë dhe njëkohësisht me paqësorja që Bota ka parë”.
Me qëllimin që NATO të bëhet më i sukseshëm në shekullin e 21, Rasmussen u shpreh se shpreson se zgjerimi I saj do të ishte pozitiv të në gjitha aspketet.
Për Ballkanin, Sekretari i Përgjithshëm i NATO, tha se shpreson se “një integrim i plotë i të gjitha vendeve të rajonit në NATO dhe BE do të jetë një kontribut shumë i fortë për sigurinë në Ballkan.
Ndër të tjera, Rasmussen përshëndeti vendimin për dhënien e planit të veprimit për Bosnjën gjatë takimit në Estoni pak ditë më parë.
“Ky hap është një tjetër hap i rëndësishëm dhe i vendeve të rajonit në strukturat e rajonit. Një vit më parë Shqipëria dhe Kroacia u bënë vende anëtare të NATO dhe shpresoj që të shikoj përparim për të gjtiha vendet e rajonit në këtë drejtim”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›