Kriza greke, Rehn: Paketa e ndihmës gati në pak ditë
BRUKSEL- Marrëveshja mes Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me paketën e ndihmës financiare për Greqinë do të jetë gati brenda pak ditësh, tha eurokomisioneri Olli Rehn.
I ngarkuar me cështjet monetare në BE, Rehn tha se paketa e ndihmës do ti japë mundësi Greqisë të marrë frymë dhe të marrë masa për të dalë nga kriza. Ndihma për Greqinë është e nevojshme për të mbikëqyrur stabilitetin financiar në Europë dhe në plan global, theksoi Rehn. Ndërkaq eurokomisioneri europian tha se ai nuk do të japë detaje për paketën. Ai theksoi gjithashtu se paketa është e rëndësishme për rimëkëmbjen e stabilitetit ekonomik në të gjithë Bashkimin Europian.
Ndërsa ministri i Ekonomisë greke në vitin 1994-2001, arkitekt i hyrjes së Greqisë në eurozonë, Papantoniu ka paralajmëruar për pasoja serioze nëse nuk merren veprime të shpejta për të shpëtuar ekonominë greke.
Në një intervistë për BBC, Papantoniu i kërkoi Europës të veprojë me hapa shumë të shpejtë ëpr të shpëtuar ekonominë.
Ndërkaq presidenti amerikan Barak Obama dhe kancelaria gjermane Angela Merkel kanë bërë një bisedë telefonike ku kanë shprehur shqetësimet e tyre për krizën financiare në Greqi dhe ndikimet e saj në mbarë Europën.
Shtëpia e Bardhë tha se situata është tepër shqetësuese ndërsa Merkel theksoi se është në të njëjtin mendim me zotin Obama se duhet ndërmarrë një rezolutë për Greqinë me mbështetjen e FMN dhe BE.
(e.n/News24/BalkanWeb)