Vlorë, përplasje mes banorësh e ndërtimorëve
29/04/2010 Do të shembeshin disa banesa për ngritjen e një pallati
VLORE- Një konflikt i iniciuar nga një vendim për prishje objektesh në sipërfaqen e tokës është dhënë një leje ndërtimi. Banorët kanë kontestuar dje prishjen e banesave të tyre, duke mos dalë nga shtëpia. Mandej ata kanë shprehur qëndrimin e tyre duke i dalë përpara skrepit, i cili nuk e finalizoi dot prishjen e parashikuar si pasojë e këmbënguljes së banorëve të objektit, të cilët prej dekadash jetojnë në atë zonë. Sipas banorëve, objekti në fjalë është në proces legalizimi dhe ata kanë paguar dy zarfe, ndërkohë që kanë një proces gjyqësor në vijim dhe kanë pasur korrespondencë të rregullt me institucione edhe në nivele ministrore. Ata janë shprehur se të ashtuquajturit pronarë për tokën e kanë atë me dokumente të falsifikuara. Banorët kanë treguar për median dosjen voluminoze që dispononin dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre, duke kërcënuar se do të arrijnë deri në vetëflijime. Efektivë të shumtë të rendit, por edhe policë bashkiak, që shoqëronin drejtuesit e Inspektoratit të Bashkisë së Vlorës për finalizimin e vendimit për prishje kanë mbajtur nën kontroll situatën. Në përfundim të konfliktit disa orësh skrepi është larguar pa mundur të finalizojë prishjen e plotë të objektit, ndërkohë që banorët vijonin të qëndronin brenda dhe sipër banesave të tyre.