Dibër, autori i vrasjes arrestohet pas 13-vjetësh
DIBëR- Arrestohet pas 13 vitesh në Dibër, autori i vrasjes në bashkëpunim i Shaqir Klosit dhe plagosjes së vëllait të tij Kujtim Klosi. Policia e Dibrës në bashkëpunim me komisariatitn e rrethti Mat, kanë organizuar operacionin e koduar “Mali i Dejës” ku është bërë i mundur arrestimi i 56-vjecarit Mexhit Murrani, i cili ishte shpallur në kërkim nga blutë e Dibrës.
Mexhit Murrani rezulton të jetë autori vrasjes së ndodhur në tetor të vitit 1997 dhe tentatives për vrasje në të njëjtën kohë. Sipas Drejtorisë së policisë së Dibrës ngjarja është zbardhur pas 13 vjetësh dhe zanafillën e ka te një tjetër vrasje e vitit 1988. I biri i viktimës kishte vrarë 22 vjet më parë një shtetase, e cila është edhe motra e të arrestuarit të sotëm nga policia. Gjakmarrja mes dy familjeve është motiv i vrasjeve të ndodhura në zinxhir.
(m.a/News24/BalkanWeb)