E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi i detyruar edhe për të dënuarit

06/12/2008  Memorandumi

Personat që vuajnë dënimin për shkaqe të ndryshme, në rast se nuk kanë mbaruar arsimin e detyruar, tashmë do të kenë mundësi ta vijojnë këtë proces në ambientet ku qëndrojnë. Për këtë gjatë ditës së djeshme kreu i Ministrisë së Arsimit Fatos Beja dhe ministri i Drejtësisë Enkeld Alibeja kanë firmosur memorandumin e bashkëpunimit, që do të mundësojë një gjë të tillë. Nëpërmjet këtij memorandumi do të kenë mundësi që të përfitojnë të gjithë të burgosurit që nuk kanë arritur të ndjekin arsimin e detyruar. Gjatë këtij aktiviteti ministri Beja ka pohuar se janë 146 të dënuar që kanë kërkuar të përfundojnë ciklin 9-vjeçar, ndërkohë do të rishihet mundësia edhe për personat e tjerë që duan të vijojnë shkollën. Për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie, nga dikasteri i arsimit në vend do të sigurohet dhe vihet në dispozicion trupa mësimore dhe gjithë mjetet didaktike për zhvillimin e mësimit brenda burgjeve. Ndërsa ministri i drejtësisë ka pohuar se kjo nismë do të ndihmojë shumë edhe minorenet, që për shkaqe të ndryshme duhet të vuajnë dënimin në burg.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›