E Diel, 1 Nëntor 2026

Part-time; Regjistrimet nisin të hënën, kuotat, tarifat dhe procedurat e plota



Zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave dhe udhëzimi i ministrit të Arsimit për sistemin me kohë të pjesshëm. Kush përfiton pa pagesë dhe cilat janë mënyrat e aplikimit. Kriter vetëm shkolla e mesme, ndërsa përzgjedhja do të bëhet me anë të mesatares

Regjistrimi për sistemin me kohë të pjesshme do të nisë ditën e martë dhe do të përfundojë më 14 dhjetor. Matura Shtetërore nuk do të jetë kriter për të gjithë ata që duan të vazhdojnë studimet me kohë të pjesshme në universitetet publike. Udhëzimi i ministrit Beja, i marrë dy ditë më parë, ka përcaktuar se kriteri i vetëm i pranimit në universitete për sistemin me kohë të pjesshme do të jetë diploma e shkollës së mesme, ose diploma e shkollës së lartë, për ata që duan të vazhdojnë një fakultet të dytë.

Datat

Udhëzimi i ministrit Beja përcakton se regjistrimi duhet të përfundojë më 15 dhjetor. Në këtë mënyrë, ai do të nisë në datë 8 nëntor, ditën e martë, pasi dita e hënë është pushim zyrtar, për shkak të festës së Bajramit.

“Institucionet publike të Arsimit të Lartë të shpallin dhe të afishojnë listat e kandidatëve fitues në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, brenda orës 12:00 të datës 15.12.2008, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës”, – përcakton udhëzimi. “Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit me kohë të pjesshme ku janë shpallur fitues zhvillohet nga data 15.12.2008 deri në datën 19.12.2008, prej orës 08:00 deri në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë”.

Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, universitet do të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, listat përfundimtare të kandidatëve fitues të regjistruar në datën 22.12.2008.

Procedurat

Dokumentet e nevojshme të pranimit që janë detajuar me udhëzimin përkatës së ministrit të Arsimit, z. Fatos Beja, janë: diploma e shkollës së mesme; certifikatë personale me fotografi; 2 fotografi dhe mandati i arkëtimit të tarifës së regjistrimit.

"Në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie origjinale, siç përcaktohet në pikën 4/a të Udhëzimit, duhet të paraqesë dublikat të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore përkatëse", – përcaktohet në udhëzimin e ministrit Beja, ndërkohë që për ata që dëshirojë të vijojnë një shkollë të dytë do të duhet të dorëzojnë në fakultet diplomën universitare, ose fotokopje të noterizuar.

Sakaq, rast i veçantë janë kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme në Akademinë e Edukimit Fizik e Sporteve në Tiranë. Përveç dokumentacionit, ata duhet t’i nënshtrohen kritereve të veçanta (konkurseve të pranimit) të vendosura nga ky institucion për pranimet në studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme, të përcaktuara dhe të bëra publike paraprakisht.

Udhëzimi përcakton se kriter për pranimin e studentëve do të jetë vetëm pasja e diplomës së shkollës së mesme. Në rast se do të ketë më shumë aplikime sesa është kuota e regjistrimit, atëherë do të jetë nota mesatare e shkollës së mesme, kriteri vendimtar që do të përcaktojë fituesit dhe jofituesit ndër aplikantët e interesuar.

Kush përfiton falas

Ndërkohë një sërë kategorish do të përfitojnë falas sipas udhëzimit. “Kandidatët, që u përkasin shtresave sociale, si të verbrit, shurdhët, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, personat e papunë, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, nënat, që janë kryefamiljare, studentët me aftësi të kufizuara, fëmijët romë apo fëmijët e policëve, të rënë ose të plagosur, për shkak të detyrës, ish-të përndjekur politikë, që do të fitojnë të drejtën për të studiuar në një program studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2008-2009, përjashtohen nga tarifa e shkollimit”, – përcakton udhëzimi.

Datat

9-14 dhjetor, aplikimi në universitete

15 dhjetor, shpallen fituesit

15-19 dhjetor, regjistrohen fituesit

Dokumentet e regjistrimit

a) Dëftesë pjekurie të shkollës së mesme ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të.

b) Dokument identifikimi (certifikatë lindje me fotografi ose pasaportë). Në dosje të mbahet certifikata e lindjes me fotografi ose fotokopja e pasaportës.

c) 2 fotografi.

d) Mandat-arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë.

Përfituesit falas

Të verbrit

Të shurdhët

Invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë

Të papunët

Personat që trajtohen me ndihmë ekonomike

Nënat, që janë kryefamiljare

Studentët me aftësi të kufizuara

Fëmijët romë

Fëmijët e policëve, të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës

Ish-të përndjekurit politikë

Tarifat

Në Universitetin e Tiranës:

Histori 52.000 lekë

Gjeografi 52.000 lekë

Gjuhë-Letërsi 52.000 lekë

Drejtësi 93.600 lekë

Biologji 62.400 lekë

Financë-Kontabilitet 72.800 lekë

Administrim-Biznes 72.800 lekë

Psikologji 52.000 lekë

Punë sociale 52.000 lekë

Në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi" 62.400 lekë.

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës:

Menaxhim agrobiznesi 52.000 lekë;

Ekonomi dhe politikë agrare 52.000 lekë;

Hortikulturë 52.000 lekë;

Prodhim bimor 52.000 lekë;

Zootekni dhe biznes blegtoral 52.000 lekë;

Akuakulturë dhe menaxhim peshkimi 52.000 lekë;

Teknologji agroushqimore 52.000 lekë;

Agromekanizim 52.000 lekë;

Vreshtari dhe enologji 52.000 lekë;

Inxhinieri pyjesh 62.400 lekë;

Inxhinieri përpunim druri 62.400 lekë;

Financë-Kontabilitet 62.400 lekë;

Mbrojtje bimësh 62.400 lekë;

Agromjedis dhe ekologji 62.400 lekë.

Në universitetin "Aleksandër Xhuvani", Elbasan:

Histori-Gjeografi 41.600 lekë;

Gjuhë-Letërsi 41.600 lekë;

Edukatë qytetare 41.600 lekë;

Punë sociale 41.600 lekë;

Filozofi-Sociologji 41.600 lekë;

Administrim-biznes 52.000 lekë;

Financë-Kontabilitet 52.000 lekë;

Biologji-Kimi 52.000 lekë;

Cikli i ulët 31.200 lekë;

Ciklin e ulët parashkollor 31.200 lekë;

Matematikë- Fizikë 31.200 lekë.

Në universitetin "Eqrem Çabej", Gjirokastër:

Histori-Gjeografi 31.200 lekë;

Financë-Kontabilitet 41.600 lekë;

Biologji-Kimi 41.600 lekë;

Cikli i ulët 31.200 lekë;

Cikli i ulët parashkollor 31.200 lekë;

Matematikë-Fizikë 31. 200 lekë.

Gjuhë-Letërsi 31.200 lekë;

Administrim publik 41.600 lekë;

Menaxhim-turizëm 41. 600 lekë.

Në universitetin "Fan S. Noli", Korçë:

Gjuhë-Letërsi 31.200 lekë

Financë 41.600 lekë

Cikli i ulët 31.200 lekë

Cikli i ulët parashkollor 31.200 lekë

Menaxhim biznesi 41.600 lekë

Turizëm 41.600 lekë

Hortikulturë 31.200 lekë

Agrobiznes 31.200 lekë

Marketing 41.600 lekë

Në universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër

Gjeografi 41.600 lekë

Financë-Kontabilitet 52.000 lekë

Turizëm 52.000 lekë

Administrim- Biznes 52.000 lekë

Biologji-Kimi 52.000 lekë

Histori 41.600 lekë

Cikli i ulët 31.200 lekë

Cikli i ulët parashkollor 31.200 lekë

Matematikë 31.200 lekë

Fizikë 31.200 lekë

Gjuhë-Letërsi 41.600 lekë

Juridik 72.800 lekë

Në universitetin "Ismail Qemali", Vlorë:

Infermieri 41.600 lekë

Kuotat

Universiteti i Tiranës

150 Histori, Gjeografi, Gjuhë-Letërsi

100 Biologji

200 Juridik

70 Punë Sociale, Psikologji

250 Administrim Biznesi, Financë Kontabilitet

Universiteti Bujqësor

50 Menaxhim Agrobiznes, Ekonomi e Politikë Agrare, Hortikulturë, Prodhim Bimor, Zootekni dhe Biznes Blegtoral, Akuakulturë dhe Menaxhim Peshku, Teknologji Agroushqimore, Financë-Kontabilitet, Mbrojtje bimësh, Agromjedis dhe ekologji, Vreshtari dhe Enologji.

40 Inxhinieri Pyjesh, Inxh. Përpunim Druri

25 Agromekanizëm

Universiteti i Elbasanit

60 Histori-Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Cikël i Ulët Parashkollor

70 Cikël i Ulët, Biologji-Kimi, Administrim biznes, Financë-Kontabilitet

80 Punë Sociale, Filozofi-Sociologji

Universiteti i Gjirokastrës

60 Histori-Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Cikël i Ulët, Cikël i Ulët Parashkollor, Matematikë-Fizikë, Biologji-Kimi

30 Administrim Publik, Financë-Kontabilitet

Universiteti i Korçës

50 Administrim Biznes, Financë-Kontabilitet

40 Gjuhë-Letërsi

30 Cikël i Ulët, Cikël i Ulët Parashkollor, Turizëm, Marketing

20 Menaxhim Agrobiznesi

Universiteti i Shkodrës

90 Administrim Biznesi, Financë-Kontabilitet, Turizëm

60 Histori, Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Cikël i Ulët, Cikël i Ulët Parashkollor, Biologji-Kimi, Drejtësi

30 Matematikë, Fizikë

Universiteti i Vlorës

150 Infermieri e Përgjithshme

Akademia e Sporteve, 60

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›