E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti, me shi dhe erë gjatë fundjavës

Moti do të vazhdojë të jetë i shoqëruar me erë dhe shi gjatë gjithë fundjavës. Era do të fryjë në jug-perëndim dhe veri-lindje me një shpejtësi mesatare 20ms dhe temperaturat do të mbeten konstante. Fillimi i javës do të ketë një kohë më të kthjellët dhe me vranësira të pakta, por pritet të ndeshemi me një ulje të temperaturës me 5 gradë Celsius. Për të hënën temperaturat minimale do të jenë -1 dhe 11 gradë Celsius dhe ato maksimale 5 dhe 13 gradë Celsius.Sipas shërbimit meterologjik ushtarak gjithë java e ardhshme do të jetë e ftohtë dhe do të vijojë një ulje e temperaturave. Reshjet do të pushojnë dhe era do të jetë e lehtë duke fryrë në veri-lindje dhe veri-perëndim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›