Arsimi i lartë, Berisha: Ja ku duhen përmirësimet
TIRANë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Berisha veçoi mes disa temave edhe çështjen e teksteve akademike, duke inkurajuar përkthimin e teksteve më të mira botërore, si kusht themelor për të ndryshuar mësimdhënien.
Duke iu drejtuar Ministrit i Arsimit dhe Shkencës, Tafaj, Berisha i kërkoi më shumë punë në përkthimin e teksteve shkollore, pasi sipas Berishës, cështja e përkthimit në tekste po bëhet shumë problematike.
Me pas Këshilli i Ministrave mori sot në shqyrtim disa ndryshime në ligjin e "Arsimit të lartë", që sipas Kryeministrit Sali Berisha, "kanë si qëllim kryesor t'i përgjigjen stadit në të cilin ka arritur ky arsim".
Në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Berisha theksoi se "në rrafshin sasior dhe cilësor, Shqipëria ka sot një arsim të lartë të ndryshëm nga ai që ishte më parë". "Sot numërohen rreth 3 herë degë më shumë se 4 vite më parë dhe pothuaj 3 herë studentë më shumë. Arsimi i lartë ka hyrë tërësisht në platformën e Bolonjës, që është shndërruar në një platformë universale në kontinentin europian", tha Kryeministri Berisha.
Përcaktimet e reja ligjore, sipas tij, "synojnë kristalizimin e kësaj platforme thelbësore në reformën e arsimit të lartë".
"Në ligj kristalizohet përfundimisht sistemit 'Bachelor'. Krahas këtij sistemi vendoset sistemi 'Master' i dyllojshëm, master i shkencës dhe i profesioneve", tha Kryeministri Berisha.
Duke u ndalur te kërkimi shkencor, Kryeministri kërkoi që vendimmarrja për financimin e kërkimit shkencor t'i takojë dekanateve dhe këshillave shkencorë të fakulteteve". "Vetëm dekanatet dhe këshillat shkencorë të fakulteteve mund të përcaktojnë më mirë se kushdo tjetër ku do të përdoren paratë për kërkimin shkencor", tha ai.
Kryeministri kërkoi që të bëhen përpjekje për ndryshimin e raportit student-pedagog. Duke u ndalur te platforma e universiteteve me dyer të hapura, Kryeministri Berisha theksoi se "brenda 4 viteve u dyfishua numri i studentëve, por jo i pedagogëve". Sipas tij, "raporti student-pedagog është bërë i papranueshëm në këto vite".
(d.b/BalkanWeb)