E Diel, 1 Nëntor 2026

Del nga shinat treni i mallrave, përmbysen tre vagonë

Shkodër Dëmi disa milionë lekë, policia heton shkaqet

Del nga shinat treni i mallrave të linjës hekurudhore ndërkombëtare Hani i Hotit - Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme vetëm dy km pa hyrë në stacionin hekurudhor të Shkodrës. Si pasojë e daljes së trenit nga shinat, tre vagonë me mall janë përmbysur, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Mësohet se treni transportonte vaj dhe pije freskuese që vinin nga Serbia për llogari të një firme private.

Dëmet materiale llogariten në dhjetëra milionë lekë, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake dyshohet se lokomotiva ka lëvizur me një shpejtësi jashtë normave të lejuara, çfarë mund të ketë provokuar dhe daljen e vagonëve të trenit nga shinat në momentin kur është frenuar. Ndërkohë që ekspertët dyshojnë se arsye tjetër e aksidentit hekurudhor mund të jetë bërë dhe shkëputja e vagonëve nga njëri-tjetri. Policia ka shoqëruar drejtuesin e trenit deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›