E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, banorët bllokojnë rrugën kryesore

Banorë të lagjes “Gjokë Doçi” në qytetin e Peshkopisë, mëngjesin e djeshëm kanë bllokuar rrugën kryesore në shenjë proteste për lëvizjen e mjeteve të rënda në këtë zonë të banuar. Ndërtimet në këtë lagje, kanë shkaktuar shqetësim për banorët, pasi transportimi i dherave nga automjetet e rënda, veç ndotjes akustike, ka shkaktuar dëmtime serioze të rrugës. Protestës së banorëve i janë bashkangjitur edhe pronarët e dyqaneve që ankohen se dëmtimet në rrugë kanë ndikuar në aktivitetin e tyre tregtar. Firmat e ndërtimit që po ndërtojnë pallate të shumta në këtë zonë të qytetit, për asnjë moment nuk kanë marrë në konsideratë ankesat e banorëve dhe pronarëve të dyqaneve, për shqetësimet që mjetet e rënda të ngarkuar jashtë çdo norme të lejuar me dhera dhe baltë. Banorët thonë se kanë shkuar disa herë në bashki, por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh. Për këtë arsye janë detyruar të bllokojnë rrugën për disa minuta.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›