Samiti, Sarajevë, Fratini propozon formulën Gymnich
BEOGRAD- Shefi i diplomacisë italiane ka hedhur idenë e uljes në një tavolinë të Serbisë dhe Kosovës
në samitin e Sarajevës sipas formulës "Gymnich".
Fratini i bëri propozimin homologut serb sot paradite në Beograd ku ndodhet për një vizitë zyrtare që prej ditës së djeshme.
Formula Gymnich nënkupton se në tryezën e përbashkët zyrtarët do të ulen si persona dhe jo si përfaqësues të shtetit përkatës.
“Besoj se mund të funksionojë në mënyrë të arsyetueshme” ka thënë Fratini duke shtuar se sipas opinionit të tij edhe përfaqësuesi i UNMIK ambasadori Lamberto Zanier duhet të jetë i pranishëm në tryezën e Sarajevës.
“Gjithnjë Serbia ka pasur një mbështetje konstruktive në lidhje me cështjen- ka shpjeguar ministri i Jashtëm serb Jeremic- por janë disa viza të kuqe të cilat nuk mund të kalohen duke u nisur nga një vullnet i mirë: duke iu referuar rezolutës së OKB-së 1244.
Megjithatë ai është shfaqur i bindur se “me impenjim dhe mbështetje konstruktive do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje për të qenë të gjithë së bashku në Sarajevë ", ndërsa ka sintetizuar kushtetin e pjesëmarrjes më konferencë si “Pa UNMIK nuk ka Kosovë”.
Fratini ka deklaruar më pas se formulen “Gymnich” do ia propozojë dhe autorieteve kosovare gjatë vizitës së tij e cila është parashikuar të zhvillohet sot pasdite.
Fratini: Alternativa e vetme e Ballkanit , integrimi në BE
Për Fratinin domethënia e konferencës së Sarajevës është “konfirmimi se Ballkani Perëndimor nuk ka asnjë alternativë tjetër vetëm integrimi gradual në BE.
“Nëse Europa nuk merr vetë inisiativat do të jenë forca të tjera të cilat do të cojnë rajonin drejt bashkimeve me qendra të tjera. Nuk duhet humbur një rast i tillë”- ka thënë Fratini.
Shefi i diplomacisë italiane informoi se në samitin e Sarajevës do të jenë edhe përfaqësues të SHBA-së, Rusisë, Turqisë dhe të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.
(s.g/Ansa/balkanWeb)