Arsimi parauniversitar, struktura e re e pagave dhe shtesat
Drejtoria Arsimore e Tiranës, gati formulari për testimin e mësuesve. Vitet e punës që nevojiten për kualifikimin sipas shkallëve
Jonida Tashi
Të gjithë mësuesit që plotësojnë vjetërsinë e punës, sipas tri shkallëve të kualifikimit deri më 31 dhjetor të këtij viti, do t’i nënshtrohen një provimi për dijet e tyre. Drejtoria Arsimore e Tiranës ka përgatitur formularin që duhet të plotësojnë mësuesit e arsimit parauniversitar, të cilët do t’i nënshtrohen testimit, me synim kualifikimin në kategoritë e dytë, të tretë dhe të katërt. Specialistët e Drejtorisë Arsimore në Tiranë sqarojnë se ky proces do të zhvillohet sipas udhëzimit që pritet të dalë nga Ministria e Arsimit. Testimi do të jetë i vlefshëm vetëm për punonjësit që plotësojnë vjetërsinë në sistemin arsimor parauniversitar për vitin mësimor 2008-2009. Kualifikimi i punonjësve që kanë vjetërsinë e duhur në arsimin parauniversitar për vitin 2009 do të bëhet përmes provimeve dhe portofolit personal të zhvillimit professional. Por në këto provime do të përfshihen punonjësit e sistemit të arsimit publik dhe jopublik me diplomë dhe pa diplomë mësuesie.
Shkallët
Shkallët e karrierës së mësuesve kanë një kohëzgjatje të përcaktuar. Kështu, shkalla e tretë e karrierës përkon me kohëzgjatjen si arsimtar nga 5 deri në 9 vjet, shkalla e dytë e kualifikimit nga 10 deri në 19 vjet dhe shkalla e parë nga 20 e më shumë vjet. Ndërsa shtesa e pagës që do të përfitojnë mësuesit nga kualifikimi ndahet sipas kategorive. Mësuesit që bëjnë pjesë në shkallën e tretë të kualifikimit do të përfitojnë 10 për qind shtesë mbi pagën. Mësuesit që marrin shkallën e dytë të kualifikimit do të përfitojnë po 10 për qind, ndërsa kategoria e parë do të marrë 20 për qind shtesë mbi pagën. Mësuesit e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do t’i përfitojnë pagat e reja sipas nivelit arsimor. Udhëzimi i fundit i Ministrisë së Arsimit, i miratuar edhe nga qeveria, ka përcaktuar kritere të reja për vlerësimin e pagës së tyre.
Grupi i parë
Paga më të larta do të përfitojnë të gjithë mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, të cilët japin 30 për qind të ngarkesës mësimore për lëndë të profilit të tyre. Përfitimi mbi pagën për grupin e parë të mësuesve është 11 mijë lekë në muaj. Në grupin e parë të arsimtarëve do të përfshihen edhe mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi dhe që japin mësim në klasat kolektive të ciklit të parë. Pagë të grupit të parë gjatë këtij viti mësimor do të përfitojnë edhe mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për degët Fizikë e Biologji dhe që japin mësim në klasën e pestë, dy mësues për dy klasa.
Grupi i dytë
Të gjithë punonjësit mësimorë me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, që japin më pak se 30 për qind të ngarkesës mësimore me lëndë jashtë profilit do të bëjnë pjesë në grupin e dytë të arsimtarëve. Grupi i dytë i arsimtarëve do të ketë një shtesë mbi pagë më të ulët krahasuar me atë të parin. Sipas vendimit të qeverisë, mësuesit që bëjnë pjesë në këtë grup do të përfitojnë 9 mijë lekë në muaj mbi pagën mujore. Në kategorinë e mësuesve që bëjnë pjesë në grupin e dytë do të përfshihen mësuesit me shkollë të mesme pedagogjike, mësuesit me shkollë të mesme profesionale, ku fitohet specialiteti për mësuesi si dhe punonjësit mësimorë, të cilët kanë mbaruar të paktën dy vite akademike të shkollës së lartë. Mësuesit e tjerë, që nuk bëjnë pjesë në grupin e parë dhe as në të dytin, do të përfitojnë një shtesë mbi pagë më të ulët. Kështu, përfitimi mbi pagë për mësuesit që bëjnë pjesë në grupin e tretë të arsimtarëve do të jetë 7500 lekë në muaj, ndërsa për grupin e katërt 4700 lekë në muaj.
Rruga
Shpërblimi mujor për punonjësit mësimorë në arsimin parauniversitar që punojnë larg vendbanimit të tyre në fillim të vitit shkollor do të jetë si më poshtë. Kur mësuesit punojnë brenda rrethit të tyre, por larg vendbanimit dhe kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre, pagesa për rrugën do të jetë deri në 1500 lekë në muaj. Ndërsa në rastet kur mësuesit nuk kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre, pagesa për rrugën do të jetë deri në 4357 lekë në muaj. Për punonjësit mësimorë që e kryejnë rrugën me transport të siguruar nga DRA/ZA-të, masa e shpërblimit mujor për largësi do të jetë e njëjtë sipas distancës në kilometra. Në rastet kur nuk mund të sigurohet transporti për mungesë infrastructure, masa e shpërblimit do të përcaktohet në raport me largësinë dhe vështirësinë e rrugës. Në rastet kur mësuesi ndryshon vendbanim me dëshirën e tij dhe vazhdon të punojë në të njëjtin vend pune, përfiton shpërblim për largësi vendbanimi vetëm kur DRA/ZA-të nuk kanë mundësi për zëvendësimin e tij. Për të bërë një ndarje të drejtë të këtyre pagesave, qeveria ka kërkuar nga pushteti vendor (kryeplaku dhe kryetari i komunës ose bashkisë) që çdo fillim viti mësimor të evidentohen punonjësit që punojnë larg vendbanitmit të tyre nëpërmjet vërtetimeve të pushtetit vendor.
Box
Grupi i parë
Mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, por që japin 30 për qind të ngarkesës mësimore për lëndë të profilit të tyre
Mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, që japin mësim në klasat kolektive të ciklit të parë
Mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për degët Fizikë e Biologji që japin mësim në klasën e pestë, dy mësues për dy klasa
Grupi i dytë
Mësuesit me shkollë të mesme pedagogjike
Mësuesit me shkollë të mesme profesionale ku fitohet specialiteti për mësuesi
Diplomë mbi shkollën e mesme
Punonjësit mësimorë të cilët kanë mbaruar të paktën dy vite akademike të shkollës së lartë
Të gjithë punonjësit mësimorë me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, që japin më pak se 30 për qind të ngarkesës mësimore me lëndë jashtë profilit
Vitet e punës dhe kualifikimi sipas shkallëve
5-9 vjet është vjetërsia e duhur e punës për të fituar shkallën e tretë të kualifikimit. Mësuesit që e kanë fituar atë kanë mundësinë që të fitojnë një shtesë page në masën 10 për qind, si dhe t’u njihet kualifikimi përkatës.
10-19 vjet është vjetërisa e duhur e punës për të fituar shkallën e dytë të kualifikimit. Mësuesit që e kanë fituar atë kanë mundësinë të fitojnë një shtesë page në masën 10 për qind, si dhe t’u njihet kualifikimi përkatës.
20 e më shumë vjet është vjetërsia e duhur e punës për të fituar shkallën e parë të kualifikimit. Mësuesit që kanë fituar shkallën e parë të kualifikimit kanë mundësinë që të marrin një shtesë më të madhe page që shkon në masën 20 për qind. Po ashtu, edhe kësaj kategorie mësuesish u njihet kualifikimi përkatës.
VLERA E PAGËS SË GRUPIT SIPAS NIVELIT ARSIMOR
GRUPI PAGA NË LEKË
1 11 000
2 9 000
3 7 500
4 4 700
Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar
EMËRTIMI PAGA MUJORE
PAGA INDIVIDUALE SHTESA E
POZICIONIT
Paga e
grupit
(PG) Shtesa
për
vjetërsi (SHV) Shtesa
për
kualifikimin
(SHK)
1 2 3 4
1 Drejtor i shkollës së mesme, Përgjegjës poligoni,
Drejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë,
Drejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë,
Drejtor në shkollat me probleme të larta mendore,
Drejtor i konvikteve 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 40 000
2 Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme,
Përgjegjës i bazës prodhuese,
Zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë,
Zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë,
Zëvendësdrejtor në shkollat me probleme të larta mendore,
Drejtor i Qendrës Kulturore
të Fëmijëve. 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 35 000
3 Drejtor i shkollës 9-vjeçare 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 31 500
4 Drejtor i shkollës fillore klasa I-IV
Përgjegjës (kryemësues) i shkollës
me klasë kolektive,
Zëvendësdrejtor i shkollës 9-vjeçare
Përgjegjës sektori në Qendrën
Kulturore të Fëmijëve 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 29 500
5 Drejtor i kopshtit me ushqim 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 28 500
6 Drejtor i kopshtit pa ushqim 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 26 500
7 Mësues në shkollat e mesme
Mësues në institutin e nxënësve që nuk shikojnë
Mësues në institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë
Mësues në shkollat me probleme të larta mendore
Inspektor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 28 500
8 Mësues në shkollat 9-vjeçare, klasa I-IX
Edukator konvikti
Kujdestar konvikti 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 25 600
9 Edukator në kopsht fëmijësh 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 23 000
10 Mësues 2 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 21 000
11 Mësues 3 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 21 000
12 Edukator në kopsht fëmijësh 3 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G.
19 300
13 Edukator në kopsht fëmijësh 2 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 19300
21 Nentor 2008