E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, var veten 55-vjeçarja

Një grua 55 vjeçe nga Vlora
i ka dhënë fund jetës dje.
Zenepe Osmani, lindur dhe
banuese në fshatin Fitore të
Komunës Novoselë, ka zgjedhur
vetëflijimin pas një sëmundjeje
depresive disavjeçare. Ajo është
gjetur nga disa familjarë, e varur
në një pemë në afërsi të banesës
së saj në fshatin Fitore. Edhe pse
e kanë transportuar me urgjencë
në spitalin e Vlorës, gruaja nuk
ka pasur shpresë për të, pasi kish
ndërruar jetë. Zenepe Osmani,
sipas familjarëve, vuante prej
kohësh nga depresioni. Sipas
tyre, edhe në deklarimet e bëra
në polici, ky ishte shkaku pse
55-vjeçarja ka vrarë veten. Ajo
ka dalë e vetme nga shtëpia dhe
vetëm pak metra më larg ka lidhur
një litar në pemë dhe është
varur. Pasi e kanë kërkuar për
pak orë, familjarët e kanë gjetur
pa asnjë shenjë jete. Pas ekspertizës
mjekoligjore, rezultoi se
shkak i vdekjes së Osmanit ishte
asfiksia, e shkaktuar nga shtrëngimi
i litarit në fyt. Megjithatë,
ka nisur hetimi për zbardhjen e
plotë të ngjarjes dhe materialet
i kanë kaluar Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor të Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›