E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi vagonët, arrestohet i riu

Ndalohet 21-vjeçari, pasi
vodhi pjesë këmbimi të
vagonëve hekurudhorë në Durrës.
Riza Kovaçi, 21 vjeç, nga
Librazhdi dhe me banim në
zonën informale të ish-kënetës,
është ndaluar nga blutë e Durrësit,
pasi dy ditë më parë, në
bashkëpunim me persona të
tjerë, ka kryer vjedhje të një sasie
materialesh hekuri, si pjesë
ndërrimi vagonësh, me vlerë të
konsiderueshme në magazinën
e Bazës Hekurudhore në Shkozet.
Gjatë veprimeve të para hetimore
u bë e mundur dhe gjetja
e provave ligjore që e fajësojnë
atë për vjedhjen e materialeve
të Bazës. Mbi bazën e tyre, Prokuroria
e Rrethit Gjyqësor nxori
dhe urdhrin për ndalimin e tij.
Hekurudha Shqiptare vazhdon
të jetë pre e grupeve të hajdutëve
a individëve të vetëm që,
për të siguruar të ardhura nga
shitja e skrapit, kanë piketuar
objektet e kësaj ndërmarrjeje
shtetërore transporti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›