E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi privat pa TVSH, Bode: S është koha për dhurata

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave, Ridvan Bode shkëmbjenë replika për heqjene TVSH së arsimit privat në Shqipëri.Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot, në mbledhjen e qeverisë, heqjen e TVSH-së për arsimin privat në Shqipëri. Sipas Kryeministrit, “ligji për TVSH-në nuk do të zbardhet pa u bërë disa ndërhyrje dhe pa u hequr TVSH-ja për arsimin privat, në përputhje me premtimin dhe zotimin solemn elektoral të qeverisë”. Kreu i qeverisë u shpreh se “me vendimin për heqjen e TVSH-së për arsimin privat në Shqipëri synohet të vendoset një drejtësi sociale, e cila edhe pse nuk mund të arrihet në formën e saj më ideale, sërish është një dhuratë për një kategori qytetarësh”.Por ky vendim është kundërshtuar nga ministri i Financave Ridvan Bode. “Heqja e TVSH-së për arsimin privat është pabarazi sociale- ka deklaruar Bode duke i kujtuar kryeministrit se “nuk është kohë për dhurata”. Replika ka vazhduar më pas nga kryeministri Berisha i cili duke ironizuar eshte shprehur: Me sa di unë Zoti Bode, nuk je zëri i sindikatave”.Kreu i qeverise është kundërpërgjigjur se vendi ka përballuar cunamin ekonomik dhe se vendi ka rritje pozitive të ekonomisë. Aktualisht TVSH për arsimin privat është në masën 20 për qind të të ardhurave të këtyre institucioneve.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›