E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi me përfaqësuesit e medias: Në 2009 progres mediatik

TIRANE- Drejtues dhe përfaqësues të medias vizive dhe asaj të shkruar në Shqipëri i janë shkëputur për disa caste lajmeve dhe përditshmërisë për të ndarë me Presidentin e Republikës urimet për festat e fundvitit. Në momentet e rezervuara për fjalën zyrtare kreu i shtetit ka pohuar se media është rritur paralelisht me të gjitha institucionet e tranzicionit demokratik në Shqipëri. Ndoëse ka vështirësi , sipas Presidentit media shqiptare këtë vit ka shënuar progresin e saj. “Unë e di fare mirë që në misionin tuaj jo gjithmonë e keni të lehtë. Në radhë të parë nuk e keni të lehtë ëpr të qenë të vërtetë sepse në disa raste nuk ju lenë të jeni të ëvrtetë. Nga ana tjetër e kërkon vetë situata për të qenë të qenë të moderuar sepse ju jeni kontribuues të jashtëzakonshëm të stabilitetit politik dhe social në Shqiëpri.” theksoi Presidenti. Presidenti Topi i cili gjatë vitit 2009 ka patur aktivitet intensiv edhe në marëdhënie me median për shkak të situatës zgjedhore dhe më pas të situatës aktuale politike ka vlerësuar mes të tjerash sinkronizimin që media shqiptare ka bërë me teknologjinë bashkëkohore. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›