Shkup, ASHAM debat per Enciklopedine maqedonase
SHKUP- Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Georgi Stardelov mohon zërat se enciklopedia maqedonase, me përmbajtje fyese dhe të pavërteta të mëdha për shqiptarët dhe historinë e saj të ketë dalë sërish në treg. Në një prononcim për median një ditë më parë, Stardelov tha se informacioni ishte i gabuar."Në Akademi ka nisur debati për materialin tjetër. Zhvillohet diskutim për fatin e këtij materiali. Gjithçka do të ndodh në Kuvendin e ASHAM-it, i cili do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, kur do të zgjidhet komplet redaksia e re dhe me propozim të saj do të vendoset çka do të bëhet me materialin- nëse do të mbetet si pjesë integrale në enciklopedinë e ardhshme ose do të shitet në mënyrë separative. Ky është vetëm fillim i një debati se cfarë do të bëhet me materialin e Enciklopedisë së Maqedonisë.- deklaroi Stardelov duke shtuar se debati do të përfundojë në Kuvendin e ASHAM-it e cila përfundimisht do vendosë për fatin i këtij materiali dhe të enciklopedisë së re", tha Stardelov.Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë vazhdoi se deri në 10 janar do të formohet redaksia e re e cila, do ta ndërmarrë gjithë përgjegjësinë më tej për enciklopedinë e ardhshme.Në enciklopedinë maqedonase të nxjerrë në shtyp pak muaj më parë për shqiptarët thuhej se janë “njerëz mali, njihen si shiptari, arnauti etj”. Gjithashtu në enciklopedi thuhej se “shqiptaret ne Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria dhe se me forcë i kanë dëbuar maqedonasit nga vendbanimet e tyre”. Pas reagimeve të ashpra nga shqiptarët dhe ambasada amerikane e britanike encikolpedia u tërhoq nga shitja.(s.g/BalkanWeb)