Arsimi profesional, Berisha: Duhet bashkëpunim me pushtetin vendor
Kryeministri Berisha u shpreh sot se duhet bashkëpunim mes dy ministrive dhe pushtetit vendor për të kapërcyer vështirësitë në arsimin profesional. Sipas tij ka një ulje të ndjeshme të nxënësve që duan të ndjekin arsimin profesional me 22 përqind kur pjesëmarrja e nxënësve duhet të jetë me 43 përqind prandaj sipas tij duhet të bëhet më shumë punë në këtë sektor. Berisha gjithashtu shtoi se duhet ofruar më shumë ndihmesë sektorit privat të marrë pjesë në partneritetet për zhvillimin e arsimit profesional. Shpresoj që kjo konferencë do të ketë një rol të qartë që ne të realizojmë objektivat e domosdoshme për arsimin profesional theksoi Berisha. Kryeministri Berisha mori pjesë sot në konferencën me tëmë "Drejt një Arsimi dhe Formimi Profesional Tërheqës dhe Pranë Botës së Punës".