Shpërthejnë ujërat e zeza tek Mihal Grameno, banorët në panik nga epidemitë
Plasja e ujërave të zeza në fund të rrugës Mihal Grameno, në kryeqytet, rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve nga ndonjë burim të mundshëm infeksioni. Për shkak të bllokimit të rrjetit kanalizues, ujërat e zeza, prej disa muajsh, kanë dalë mbi sipërfaqen e rrugës së asfaltuar, ndërkohë deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga punonjësit e bashkisë për përmirësimin e situatës. Të shqetësuar, banorët kanë kërkuar disa herë ndërhyrjen nga ana e bashkisë, por nuk kanë marrë asnjë shpresë për zgjidhjen e këtij shqetësimi.
"Gjithë ujërat e zeza derdhen panë shtëpive tona prej disa muajsh. Jemi shumë të shqetësuar për këtë fenomen. Situata bëhet akoma më e vështirë në stinën e verës, ku edhe si pasojë e të nxehtit, infeksionet janë më kërcënuese. Kjo situatë është krejt e papranueshme dhe absurde. Më të rrezikuar janë fëmijët. Shumë herë i kemi dërguar fëmijët në spital dhe mjekët na kanë thënë se alergjia, infeksionet dhe sëmundjet e lëkurës, janë pasojë e derdhjes së ujërave të zeza dhe e kontaktit të afërt me to", pohon një banorë e Rr. Mihal Grameno. Ndërkaq, edhe pse banorët i kanë shlyer të gjitha detyrimet e taksave vendore, nuk u ofrohet asnjë shërbim nga bashkia, për parandalimin e epidemive katastrofike. Shqetësimi për përhapjen e ndonjë epidemie të mundshme, vjen nga vetë banorët e kësaj lagjeve, ndërsa nga Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim. Ndërkaq, me ardhjen e shpejtë të verës, parashikohet që situata të rëndohet akoma më shumë, duke shtuar mundësinë e përhapjes së infeksioneve. Ndërkaq, njerëzit e kësaj lagjeje, e sidomos fëmijët, nuk guxojnë luajnë apo të lëvizin as në mjediset pranë shtëpive të tyre të banimit, nga frika e rrezikut që paraqesin ujërat e zeza. Rrjedhja e vazhdueshme e ujërave të zeza në sipërfaqen e rrgës së asfaltuar ka disa muaj që është evidente dhe i shqetëson banorët përreth çdo ditë. Duke parë qartë këtë dukuri absurde dhe kërcënuese, se strukturat shtetërore nuk po interesohen për zgjidhje dhe pse i dinë mirë pasojat që mund të ketë një shpërfillje e tillë. Ujërat e zeza kanë plasur ka disa mua dhe askush nuk është interesuar për të përmirësuar situatën. Erën e qelbur që vjen nga rruga e ndjejmë edhe në gjumin e natën brenda në shtëpi. Jemi ankuar disa herë, por askush nuk na e ka vënë veshin për këtë shqetësim. Tani na mbete që të organizohemi vetë si familjarë dhe të ndërhyjmë me shpenzimet tona për ta zhbllokuar kanalin kullues, pohoi për gazetën SOT, Lisandri Kola, banor në Rr, Mihal Grameno në kryeqytet. Ndërkaq, kjo rrugë është rikonstruktuar kohët e fundit dhe vetë faktet flasin se gjatë procesit të ndërtimit të rrjetit kanalizues, nuk janë zbatuar kriteret e domosdoshme teknike.