Meksikë, sekuestrohen 7 tonë kokainë

Flota ushtarake detare e Meksikës asgjesoi 7 tonë kokainë në portin Salina Cruz të Paqësorit në shtetin Oaxaca, pasi pushtoi një ngarkesë droge në bordin e një anije në brigjet e Paqësorit, me ndihmën e rojeve Bregdetare të SHBA-së, dukë shënuar një nga sasitë më të mëdha të drogës të kapura vitet e fundit. Në mesin e shkurtit, anija e peshkimit " Polar I", po lundronte me një flamur meksikan në ujërat ndërkombëtare, 764 milje larg portit meksikan të Chiapas, kur ajo u zbulua dhe u ndalua nga Rojet Bregdetare të SHBA-së. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 5 persona të seksit mashkull. Anija e peshkimit u mbyt pas konfiskimit, për shkak të kushteve jo të mira të saj.Sasia e drogës së konfiskuar ishte më e madhja në Meksikë, që kur autoritetet zbuluan 23 ton kokainë në Tetor të 2007, e fshehur në mes të dyshemesë plastike në bordin e një anije me flamurin e Hong-Kongut, e cila po lundronte nga Kolumbia për në portin Manzanillo të Kolimas, duke e bërë atë një nga sasitë më të mëdha të drogës së konfiskuar në botë. Ushtria e Presidentit Felipe Kalderon për gjatë 2-vjetëve mori masa të rrepta ndaj karteleve të drogës, duke krijuar terren të freskët në luftën midis bandave rivale, të cilat lanë rreth 6300 të vdekur në të gjithë vendin vitin e kaluar.