E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i, shqyrton dosjen e trafikimit të organëve të serbëve në Shqipëri

Prokuroria e EULEX-it po shqyrton dosjen për hetimet e bëra lidhur me mundësinë e vrasjes dhe trafikimit të organeve të serbëve në veri të Shqipërisë. Sipas kësaj dosjeje hetimore këto krime supozohet të jenë bërë nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999 në të ashtuquajturën "Shtëpia e Verdhë" në rrethin e Matit. Me kërkesë të Beogradit kjo dosje i është dorëzuar pak ditë më parë autoriteteve të Serbisë dhe EULEX-it nga ana e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Shefi i EULEX-it për Drejtësi, Alberto Perducca, nuk e ka përjashtuar mundësinë e rihapjes së hetimeve për këtë çështje. Perducca nuk ka bërë asnjë koment për dyshimet për mundësinë e trafikimit të organeve të serbëve nga shqiptarët. Ndërkohë që zëdhënësi i Prokurorisë së Serbisë për Krime Lufte, Bruno Vekariç në një intervistë për BBC-në është shprehur se Beogradi disponon dëshmi të mjaftueshme për të rihapur hetimet për krimet që dyshohet t'i kenë bërë shqiptarët ndaj civilëve serbë në veri të Shqipërisë. Sipas tij takimet me Prokurorinë e Shqipërisë, nuk ka lënë hapësirë për të bashkëpunuar për këtë çështje duke shtuar se për Shqipërinë ky është rast i mbyllur dhe nuk janë marrë parasysh faktet e reja që janë paraqitur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›